Faqja e re për aplikimin e tërheqjes së 10 për qindshit nga Trusti Pensional është https://bentenapp.azurewebsites.net/
Zëdhënësi i Trust-it, Jeton Demi në një prononcim për mediumin KALLXO.com ka thënë se për shkak të cenimit të protokollit të sigurisë e kanë pezulluar aplikimin në trusti10.org.
Aplikimi ka filluar nga ora 15:00 por që u përcoll me vështirësi teknike.
Në njoftimin e bërë nga Trusti para pak minutash kanë thënë se 30,000 aplikime kanë pranuar deri më tani.
Trusti thot se linku: https://bentenapp.azurewebsites.net/. është link i sigurt.