FIFA mbështetë UEFA-n, dënon krijimin e ‘European Super League’

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka dënuar ashpër idenë për themelimin e Superligës së Europës.

Dymbëdhjetë klube të mëdha të futbollit njoftuan të dielën për krijimin e ‘European Super League’ dhe kanë hyrë në konflikt të hapur me Champions League, UEFA-n dhe me ligat, shkruan IndeksOnline

Për këtë ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Në FIFA, ne kundërshtojmë me forcë krijimin e Superligës. Kjo cilësohet si kampionat privat dhe një ndërprerje me institucionet aktuale. Nuk ka dyshim për mosmiratimin e FIFA-s. Kemi mbështetje të plotë për UEFA-n”, ka thënë Infantino.

Kujtojmë që këto janë 12 klubet ‘themeluese’ të Superligës: Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Real Madrid, Barcelona, Ateltico Madrid, Inter, Juventus dhe AC Milan./IndeksOnline/

Related posts