Fillon ndërtimi i shumpritur i ujësjellësit për 11 fshatrat e Komunës së Klinës

Këtë lajm, kishin kohë që prisnin qytetarët e Komunës së Klinës, pasi kishin kohë të gjatë probleme me ujë të pijshëm. Më në fund qytetarët e  11 fshatrave të Klinës, do të kenë mundësinë për furnizim me ujë ashtu sikurse çdo banor tjetër i Kosovës.

Kjo pasi që tashmë ka filluar ndërtimi i ujësjellësit për 11 fshatra të Klinës e që kap shumën e afro 1 milion e 500 mijë euro.

Marrëveshja është arritur midis kësaj komune dhe Qeverisë zvicerane.

Lajmi e mirë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

Ai ka thënë se ky ka qenë një ndër zotimet e tij në kohën kur kishte marrë mandatin e kreut të Klinës.

Postimi i tij:

Ky është një nga projektet më të nevojshme dhe më të mëdha të realizuara në Komunën e Klinës, në kuadër të cilit do të bëhet edhe rehabilitimi i rrjeteve ekzistuese në disa fshatra, kurse në fshatra tjera do të ndërtohet rrjeti i ri. Uroj qytetarët për fillimin e punimeve në këtë projekt pas përfundimit të cilit do të përfundojnë edhe problemet e banorëve me furnizim me ujë, të cilët ende janë të detyruar të bëjnë investime vetanake apo të sigurojnë ujin në forma të ndryshme.Zotohem se do të punojmë me përkushtim që të realizojmë edhe projekte tjera të ngjashme, me qëllim që të gjithë qytetarët e Klinës të ju sigurojmë furnizim me ujë të pijshëm.Në këtë projekt janë të përfshirë 11 fshatra, me rreth 10 000 banorë dhe afër 80 km rrjet të ujësjellësit, 2 stacione pompimi, një rezervuar me vëllim prej 1000 metra kub si dhe tre rezervuar me vëllim prej 100 metra kub, si dhe pjesa elektrike të pompave si dhe pompat. Fshatrat në të cilat do të ndërtohet apo rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit janë: Përqevë, Caravik, Çabiq, Zabergjë, Ujmirë, Doberdol, Rixhevë, Stapanicë, Gllarevë, Gjurgjevik i Madh dhe Stupë.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.