Gjysmëvjetori i dytë i viti shkollor ka filluar nga sot, 18 janar sipas skenarit A por që shikuar gjendjen me pandemi, mësimi mund të kalojë në skenarin B –, pra mësim i kombinuar ose online, si pjesë e skenarit të tretë C nga MASH.
Më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar i janë rikthyer bankave shkollore.
Fillimin e këtij gjysmëvjetorit, nxënësit i ka uruar edhe ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, i cili ka kërkuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat e vëna për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka përkrahur fillimin e procesit mësimor më 18 janar, por ata kanë thënë se nëse institucionet nuk reflektojnë, atëherë nuk e përjashtojnë grevën e përgjithshme në arsim.
SBASHK-u po kërkon paga shtesë për çdo punëtor të arsimit prej 100 euro në muaj me arsyetimin se e kanë rrezikuar shëndetin duke punuar në shkolla gjatë pandemisë me coronavirus.
SBASHK-u, gjithashtu po kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit, e cila ndër tjerash, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta.