Fillon takimi i parë Kurti-Vuçiq

Tashmë ka filluar takimi trepalësh i Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit evropianë.

Takimi i tyre vjen pas takimeve të ndara që patën Lajçak dhe Borrell me Kurtin dhe Vuçiqin.

Kurtin në takim po e shoqëron zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërkaq Vuçiqin, ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviç.

Para se të fillonte ditën me takime, Borrell është deklaruar në një konferencë për media ku ka thënë se në takimin e sotëm i pranishëm do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, derisa, takimin Kurti-Vuçiq e ka lidhur edhe me vizitën e presidentit amerikan në Bruksel.

Related posts