Jennifer Lawrence, Leonardo DiCaprio, Timothée Chalamet dhe Ariana Grande janë disa nga emrat e njohur të Hollywood-it që do jenë në filmin e ri që do të transmetohet në Netflix gjatë këtij viti.





Filmi do të titullohet “Don`t look up” dhe flet për fundin e botës dhe disa astronaut që përpiqen të paralajmërojnë njerëzimin për afrimin e një asteroidi që do shkatërroj tokën.
Regjisor dhe skenarist është Adam McKay, i njohur për filmat: Vice, The Big Short dhe Anchorman. Pritet që suksesi i tij të thyej rekorde për të vetmin fakt se ka mbledhur yjet e Hollywood-it./politico.al