Filmi “No Time to Die” i James Bond shtyhet për herë të tretë

Filmi i James Bond, i quajtur “No Time To Die” është shtyrë përsëri dhe për adhuruesit do ketë pritje ende.

Filmi pritet të shfaqet pas gjashtë muajve dhe atëherë do të jetë e mundur për të parë filmin e fundit të James Bond.

Filmi kishte një datë të planifikuar të dilte më 2 prill, por pas vonesave të shumta për shkak të pandemisë, ai do transmetohet globalisht më 8 tetor.

 “No Time To Die” është filmi i 25-të në ekskluzivitetin e Bond dhe shënon paraqitjen e fundit të Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik 007.

Related posts