Foto spektakolare nga Marsi pas zbarkimit të sondës

NASA ka publikuar disa fotografi panoramike spektakolare të Marsit të marra nga sonda “Perseverance” në zonën ku zbarkoi ditë më parë.

Një nga imazhet, e rindërtuara nga disa fotografi të marra nga anija kozmike, tregon kreshtën e kraterit Jezero i cili, sipas shkencëtarëve, përmbante një liqen të thellë rreth 3.5 miliardë vjet më parë.

“Rover”-i bëri 142 shkrepje 360 gradë me kamera me definicion të lartë të instaluar në direkun e tij. /e.a/noa.al/

Related posts