Fshatit më të afërt të Prishtinës, i mungon rruga

Mjafton të bësh një gjiro përtej gërmisë, afërsisht 6 kilometra për të arritur në pjerrinat e larta të Butovcit dhe të mahnitësh me bukuritë e natyrës që posedon ky fshat.

Fshati Butovc është fshat në afërsi të Prishtinës me pamje tejet mbresëlënëse piktoreske. Është fshati më i afërt i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës me 7km. Ka një florë dhe faunë shumë të zhvilluar.

Lartësia mbidetare mbi 1100m japin kënaqësinë e paharruar për vizitorë.

Por këtu ka diqka që nuk shkon, mungon infrastruktura. Rruga që të dërgon në këtë fshat i ngjason mesjetës, ajo është e pashtruar dhe e prishur nga viti në vit. Ajo përkeqësohet edhe më shumë kur vin stinët e vjeshtës dhe dimrit. Gropat që mbyshen me ujë, nuk të lënë të depërtosh.

Sado bukur të duket ky fshat, ky problem infrastrukturorë, do të largon edhe investitorët potencial.

Fshati Butovc i Prishtinës po bëhet atraktivë për shumë prishtinas, çdo ditë e më shumë. Në këtë fshat jetojnë pak familje ndërkaq janë ndërtuar, vila, shtëpiza e restorante nga banorët e zonës.

Related posts