Gati 1 vit nga vdekja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, bashkëshortja prek me rrëfimin e saj

Me datën 26 janar do bëhen plot 1 vit nga aksidenti tragjik me aeroplan, ku humbi jetën legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, vajzës së tij, Gianna dhe 7 personave të tjerë.

Koha nuk ka mundur t’ja lehtësojë dhimbjen bashkëshortes së të ndjerit, Vanessa Brayant, e cila në instagram shpreh emocionet e saja trishtuese.

Vanessa Brayant tregon se ku e gjen arsyen për të jetuar gjatë këtij viti me këtë hidhërim kaq të madh. Ajo ka bërë një postim prekës në rrjete sociale dhe ju ka dhënë një këshillë mjaft të vyer ndjekësve të saj.

“Për të qenë e sinqertë. Hidhërimi është një tufë emocionesh të ngatërruara. Një ditë ti je duke qeshur dhe të nesërmen të duket sikur nuk je gjallë. Dua t’ju them njerëzve që po luftojnë me dhimbjen dhe humbjen zemërthyese. Gjeni arsyen tuaj për të jetuar. E di që është e vështirë. Unë shikoj vajzat e mia dhe përpiqem ta shtyj atë ndjenjë vetëm për to. Vdekja është e garantuar, por të jetuarit pjesën tjetër të ditës nuk është. Gjeni arsyen tuaj”, ka shkruar Vanessa në një postim në Instagram.

Kujtojmë se Kobe Bryant la pas 3 vajza, për të cilat po përkujdeset Vanessa, Natalia Bryant 17 vjeçe, Bianka 4 vjeçe dhe vogëlushen 18 muajshe Capri.

Related posts