George Clooney priti 20 minuta në gjunjë për përgjigjen e Amal

Para se të njihej me avokaten Amal aktori George Clooney ishte beqari më i famshëm dhe më i kërkuar. Një “mistrec” që përflitej shpesh në media për romancat e tij, me Amal i dha fund aventurave.

Amal u kthye një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij dhe ai ka treguar se”

“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe.”

George Clooney ka treguar se ka pritur 20 minuta në gjunjë për të pritur përgjigjen e partneres:

“Ne nuk kemi folur kurrë për martesë kur ishim të lidhur dhe unë i propozova krejt papritur. Ajo u vonua kaq shumë për të më thënë PO. Imagjinoni pak, kam pritur i ulur në gjunjë për 20 minuta. Pastaj m’u desh t’i thoja që po fillonte të më dhimbte mesi. Kur ja thamë këtë prindërve të saj, ata filluan të shqetësoheshin për mua. S’kemi folur kurrë as për fëmijë dhe një ditë të bukur i thamë njëri-tjetrit: “Çfarë po mendon?”

Pastaj shkuam tek doktori dhe morëm lajmin se do të bëheshim me një djalë. Ndërkohë që lumturoheshim për të, dëgjojmë doktorin të na thotë se është dhe një tjetër. Nuk e prisja, menduam se ishte vetëm një. Jam i vjetër. Krejt papritur, ishin dy fëmijë. U shokova aq shumë sa që për 10 minuta kam qëndruar pa folur dhe vetëm shihja atë copë letre dhe mendoja: Çfarë? Dy fëmijë?”

Related posts