Gjendet i vdekur 46-vjeçari i zhdukur nga Vitia

Në afërsi të Hanit të Elezit është gjetur pa shenja jete Heset Rrahmani që ishte zhdukur që nga 14 janari.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar majori Mehmetali Hajdini, shef i operativës rajonale.

“Po jam në vendin e ngjarjes dhe mund t’ju them se para gjysmë ore kemi identifikuar një veturë që ishte rrokullisur në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, në një lartësi prej 100 metrave, ndërsa  brenda automjetit është gjetur një kufomë”, tha  Hajdini.

Kujtojmë se Rrahmani sipas familjarëve kishte edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se më 14 janar rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë te një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit./indeksonline.net

Related posts