Gjermania në karantinë prej COVID-19, shkollat dhe shumica e dyqaneve të mbyllura deri më 10 janar.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi se vendi do të bllokohet që nga data 16 dhjetor për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Gjermania do të mbyllë bizneset që nuk janë thelbësore për përditshmërinë dhe shkollat deri në 10 janar,” – tha kancelarja.
Duke marrë në konsideratë numrin e lartë të vdekjeve për shkak të virusit dhe “rritjes eksponenciale” të infeksioneve ajo tregoi se autoritetet ishte e nevojshme të vepronin menjëherë.
Gjermania, e parë si një histori suksesi sa i takon përballjes me COVID-19 ka pasur një numër të lartë infeksionesh gjatë muajve të fundit.
Në nëntor, vendi u fut në një izolim të pjesshëm një mujor për të ndaluar përhapjen e pandemisë, ama shkollat dhe dyqanet mbetën të hapura, njofton /euronewsalbania.
Pas numërimit të më shumë se 14 mijë rasteve ditore gjatë muajit nëntor, vendi tani ka regjistruar rreth 20-30 mijë infeksione të reja ditore.