Gjermania me masa kufizuese deri me 10 janar 2021

Për shkak të nivelit të lartë të të infektuarve Gjermania vendosi që masat kufizuese do të vijojnë të mbeten në fuqi të paktën deri në 10 janar.

Çka do të thotë se restorantet, baret, palestrat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe gjatë vitit të ri do të reduktohen kontaktet mes qytetarëve, ndonëse pritet që disa kufizime të lehtësohen për Krishtlindje.

E ndërsa Rusia raporton për 589 viktima në ditë shefi i Kremlinit, Vladimir Putin urdhëroi autoritetet ruse që nga java tjetër të nisin vaksinimin masiv e vullnetar të popullsisë.

Një muaj më parë Rusia bëri me dije se vaksina e saj anti-COVID, Sputnik V ishte 92% efektive duke arritur të sigurojë mbrojtje tek qytetarët.

“Unë e di që më shumë se dy milion doza të vaksinës së parë të regjistruar në botë kundër infeksionit të koronavirusit, Sputnik V, janë prodhuar tashmë  ose do të jenë gati në ditët e ardhshme. Kjo na jep mundësinë të fillojmë nëse jo në masë, atëherë të paktën   të nis vaksinimi në shkallë të gjerë – dhe natyrisht, siç kemi rënë dakord, para së gjithash  të nis me dy grupet e rrezikut: mjekët dhe mësuesit,” – tha Vladimir Putin.

Austria nga ana tjetër ndonëse ndodhet në izolimin e dytë nuk po arrin të ketë një përmirësim të situatës, rreth 5mijë raste të reja regjistrohen çdo ditë por sidoqoftë shteti alpin ka vendosur të lehtësojë disa masa duke përfshirë rihapjen e shkollave të hënën.

“Po planifikojmë që nga 7 dhjetori të rihapen shitësit me pakicë, sallonet,  muzetë, bibliotekat,” – u shpreh kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Edhe politikanët e Spanjës më në fund kanë rënë dakord për kufizimet gjatë Krishtlindjes. Udhëtimet midis rajoneve do të lejohen vetëm për të vizituar familjen, por jo udhëtime pushimesh.  

Numri i njerëzve që lejohen të takohen rritet nga gjashtë në dhjetë dhe kjo vlen  vetëm në prag të Krishtlindjes dhe për Vit të Ri.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.