Një urim që sot është dërguar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta.
Subjekti politik opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses me Kryeministrin Kurti.
Sa i përket reagimeve të këtij subjekti politik, Indeksonline ka siguruar dokumentet, në të cilat dëshmohet se nga kjo gjykatë edhe në të kaluarën janë dërguar urime përfshirë edhe për zgjedhjen e Isa Mustafës si Kryeministër i Kosovës në vitin 2014.
Urime në drejtim të krerëve institucionalë kanë shkuar sa këtë gjykatë e ka drejtuar Enver Hasani dhe më pastaj edhe Arta Rama-Hajrizi./ indeksonline.net
Këto janë dokumentet:






