Gjykata liron nga akuza 12 të akuzuarit për listat e veteranëve të UÇK-së

Sot, Gjykata e Prishtinës i ka liruar nga akuza 12 të akuzuarit në rastin e përfshirjes në fryerjen e listave të veteranëve, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dihet se të akuzuar në këtë rast ishin: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Qysh, në shtator të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pati ngritur aktakuzën kundër 12 personave për aferën e njohur në publik si “Veteranët”, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria pretendon se nga provat e siguruara është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej  88,769,217.04 euro.

Related posts