Gjykata Speciale ngrit aktakuzë ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati

Është ngritur aktakuzë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të kësaj organizate Nasim Haradinaj.

Kështu ka bërë të ditur avokati i të lartëpërmendurve Tom Gashi i cili përmes një njoftimi në rrjetin e tij social facebook ka njoftuar se lënda është tek gjyqtari i procedurës paraprake i cili do vendos ta hudhë posht apo ta vërtetoj aktakuzën.

“Prokuroria Speciale në Hagë ka akuzuar të njejtit sipas tyre për pengim të drejtësisë e që ka të bëj me publikimin e dosjeve të cilat persona të panjohur i kanë sjellë në zyrat qendrore të OVL të UÇK-së”, ka cituar avokati Gashi.

Ndërkohë, në anën tjetër, Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës të OVL të UÇK-së ka thënë se ata nuk e njofin këtë gjykatë.

“Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës”, bën të ditur Klinaku në rrjetin social facebook.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.