Gjykata Supreme lë Kurtin jashtë zgjedhjeve, ua lejon kandidimin Liburn Aliut dhe Labinotë Demi-Murtezit

Gjykata Supreme ka vendosur ta pranoj pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Supremja ka urdhëruar KQZ-në që deputetët, Liburn Aliun dhe Labinotë Demi-Murtezajn, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë, por jo edhe bartësin e listës dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti. Njësoj është vepruar edhe me Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqin. 

“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.17/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr.244-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së”, thuhet në komunikatën e Supremes.

Gjykata Supreme se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë vlerësim të gabuar të afatit 3-vjeçar, duke e llogaritur ditën e shpalljes së zgjedhjeve me datë 6 janar 2021 si ditë përfundimtare për të vlerësuar afatin 3 vjeçar për përshtatshmërinë e kandidatëve.

“Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, thuhet tutje.

Related posts