“Goodbay Mr.Trump”. Trump dhe Melania largohen me helikopter nga Shtëpia e Bardhë

Pak minuta më parë Donald Trump bashk me bashkëshorten e tij znj. Melania Trump janë larguar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, më sakt nga baza ushtarake “Andrews”.

Ai u largua pak përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur tanimë të SHBA-së Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida.

Kushtetuta, ligji suprem i Shteteve të Bashkuara, thotë se presidenti, e mban detyrën e tij gjatë mandatit prej katër vjetësh. Ndërsa amendamenti i 20-të deklaron se mandati i tij përfundon në mesditën e 20 janarit dhe presidenti i ri bën betimin duke u bërë president në mesditën e 20 janarit. Pra deri në orën 11:59:59 (sipas kohës amerikane) zoti Trump është ende president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mediat amerikane kanë raportuar se Trump së bashku me zonjën e parë, Melania Trump do të fluturojnë për në Palm Beach, Florida aty ku është e paraparë të akomodohet ish-presidenti në largim me familjen e tij.

Donald Trump ka thyer rregullin, është presidenti i parë në 150 vjet që nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit që vjen pas tij.

Ndërsa sot, Joe Biden, presidenti i zgjedhur amerikan do ta marr detyrën e presidentit të 46-të të ShBA’së në ceremoninë e inaugurimit.

Related posts