Grenell e quan Albin Kurti “anti-amerikan”

Richard Grenell, Ish-emisari i Administratës së Donald Trump ka bërë një postim në Twitter ku ka shkruar disa fjalë për Albin Kurtin.

Grenell njifet si ndër të pakët ata zyrtarë amerikan që flet aq hapur në relacione me liderët e ndryshëm botërorë. Kësaj radhe ka folur edhe për Albin Kurtin ku nuk ka hezituar ta quaj anti-amerikan. Nuk ka shpjeguar shumë se për qfarë qëndrimesh të kundërta mund t’i ketë një lider për t’u cilësuar si anti-amerikan por ka thënë se “Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”.

“Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka theksuar Grenell.

Ish-emisari ndërkohë ka ftuar administratën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin.

Ai kërkoi nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, që të lexojë një artikull të medies izraelite “Haaretz” në të cilin thuhet se “nën presion të Turqisë, Kosova mund të ndryshojë vendimin për të hapur ambasadën në Jerusalem”.

Related posts