Gruaja nga Omani jeton me 492 kafshë shtëpiake: Janë më besnike se njerëzit

Maryam al-Balushi jeton me 480 mace e 12 qen në shtëpinë e saj në kryeqyetin e Omanit, Muskat.

Shumë prej tyre janë kafshë të shpëtuara nga rruga që Maryam i ka gjetur gjatë dekadës së fundit.

Gjithçka nisi në 2008, kur 51 vjeçarja u shpreh vullnetare për t’u kujdesur për një mace persiane të sjellë në shtëpi nga djali i saj. Dy vjet më vonë ajo gjeti një mace tjetër, dhe kësaj here ishte krejt ndryshe.

“E gjeta veten totalisht të përfshirë. Kujdesesha totalisht për të, e laja, e ushqeja dhe rrija me të”, thotë Balushi.

Por shpejt fjala u përhap dhe të tjerë njerëz nisën të linin në derën e saj kafshët e tyre, madje edhe strehat e kafshve i kërkonin ndihmë për t’u kujdesur për kafshët.

Balushi, e cila edhe vetë ka mbetur jetime prej moshës së vogël, thotë se kafshët e kanë ndihmuar me depresionin e saj: “Isha më parë në një vend të erët, dhe ato më kanë ndihmuar të shpëtoj”.

Ish-punonjësja e adminsitratës në pension, thotë se shpenzon $7,800 çdo muaj për kujdesjet e kafshëve të saj, 17 prej të cilave janë të verbra. Paratë shkojnë për ushqim, mjete pastrimi dhe kujdesje veterinare.

Por teksa popullariteti i saj rritet me numri i madh të ndjekësve në rrjetin Instagram, më shumë njerëz po ofrojnë donacione për të ndihmuar me kostot.

Aktivistët e kafshëve në Oman po përpiqen të reduktojnë numrin e kafshëve të rrugës, të braktisura gjatë viteve të fundit. Në vend ka dhe një gjobë prej $25 për braktisjen e kafshëve shtëpiake.

Megjithë disa ankesa nga fqinjët dhe shpenzimet e kujdesjeve për kafshët, Balushi i përshkruan kafshët si “më besnike se njerëzit”.

“Shpresoj që komuniteti të më mbështesë me këtë që po bëj, pasi në fund të fundit kafshët varen nga mbështetja”, thotë ajo./TCH.

Related posts