Gruaja që u qëllua vdiq, Kapitoli i SHBA-ve sigurohet përsëri

Sipas NBC, një grua që u qëllua në Kapitol, ka vdekur. Një zëdhënëse e policisë ka konfirmuar vdekjen e gruas për agjencinë gjermane të shtypit të mërkurën në mbrëmje (koha lokale). Rrethanat e sakta të vrasjes nuk dihen ende.

Pas shpërthimit të dhunës në Kapitol (ndërtesa e Parlamentit) në Uashington, nga ora 18 sipas kohës lokale ka hyrë në fuqi ora policore. Masa e urdhëruar nga kryebashkiaku Muriel Bowser për të frenuar protestat zbatohet deri të enjten në orën 6:00 të mëngjesit.

Por rreth orës 23:45 ndërtesa e Parlamentit në Uashington (Capitol i SHBA) është siguruar përsëri. Agjencia e lajmeve AP ka dhënë këtë njoftim të mërkurën, duke cituar zyrtarë kompetentë.

Kongresi amerikan synon të vazhdojë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, proces që filloi më herët të mërkurën në mbrëmje (me kohën lokale).

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së (kongresit), demokratja Nancy Pelosi, njoftoi se ishte vendosur të vazhdohej me takimin sapo të pastrohej ambienti i Kongresit.

Related posts