Hapet platforma e aplikimit online për ndarjen e ndihmës financiare për qytetarë të prekur me Covid-19

Është hapur platforma online e aplikimit për ndarjen e ndihmës financiare prej 50 euro për çdo qytetar të Komunës së Prishtinës të konfirmuar me #covid19 pozitiv dhe ndihmës financiare prej 100 euro për pensionistët e Komunës së Prishtinës të konfirmuar me #covid19 pozitiv. Njoftimin e ka bërë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Hollësite për procedurat e aplikimit dhe hollësitë e tjera mund të gjeni në vegëzën:

https://rimbursimicovid.appdec.com/

Të gjithë qytetarët duhet t’a kenë parasysh që:
1) Aplikimi për këto mjete mund të bëhet nga çdo qytetar i Komunës së Prishtinës që figuron në zyret e Gjendjes Civile dhe që ka rezultuar pozitiv në testin RT – PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së).
2) Aplikimi duhet të bëhet nëpërmjet një email-i aktiv, pasi që aty do të pranoni kodin me të cilin do të identifikohet aplikimi juaj “KODI UNIK”.
3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

Sa është ndihma financiare?

  • Të gjithë qytetarët e infektuar deri në moshën 65 vjeçare – përfitojnë 50 Euro
  • Të gjithë qytetarët e infektuar mbi moshën 65 vjeçare (pensioner) – përfitojnë 100 Euro
  • Një anëtar i personit të vdekur nga pandemia, ka të drejtë të aplikon dhe ai familjar do të kompensohet në vlerë 50 ose 100 Eur, varësisht nga mosha e të ndjerit
    Në momentin që Ju aplikoni, Ju dakordoheni që të dhënat e Juaja personale do të përdoren ekskluzivisht për qëllimin e zbatimit të pakos financiare për qytetarët e Prishtinës të infektuar me COVID-19, dhe nuk do të përdoren për asnjëd destinim tjeter.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.