Haradinaj bën homazhe tek Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Në 39 vjetorin e vrasjes enigmatike të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në fshatin Dubovik të Deçanit, ku tha se ata janë heronjët që motivuan gjeneratat tjera.

“Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka por këtu pushon edhe nëna Ajshe, janë heronjët tanë, lajmëtaret e lirisë por edhe ata që na motivuan”, tha ai.

17 janari i vitit 1982, ishte dita e kobshme kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë.

Related posts