Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje institucioneve vendore që të ndalojnë masën e ndalim-qarkullimit për qytetarët e vendit, të paktën deri pas festave të fundvitit.
Postimi i plotë i z. Haradinaj në rrjetin e tij facebook:
Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës.
Apeloj tek institucionet e vendit, që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre.
Mirë se vini bashkatdhetarë!
Atdheu ju mirëpret! RH