Haradinaj: Liria ka emër, e ai është Prekazi e Reçaku

Sot, homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak ka bërë Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 22-vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë vend.

Haradinaj ka thënë se është e vërtetë se liria ka emër.

“Është e vërtetë se liria ka emër, e ka Prekazin, Reçakun i ka varret edhe vuajtjet e dhimbjet e të gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themele të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë Haradinaj.

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Related posts