Haradinaj në Ferizaj takon anëtarë të rinj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e kosovës,Ramush Haradinaj, i ofruar nga partia e tij si kandidatë për president në zgjedhjet e 14 shkurtit ka vizituar qytetin e Ferizajt ku ka pritur dhe bashkëbiseduar atje me anëtarë të rinj që i’u bashkuan vizionit të tij.

“Vizitën e parë për ditën e sotme e nisëm në qytetin me hekurudhë, Ferizaj. Në këtë vizitë, gjeta rastin të bashkëbisedoj me strukturat dhe simpatizantët tonë mbi problematikat aktuale si dhe programin tonë, si dhe mirëpritëm anëtarët e rinj që iu bashkuan familjes tonë të madhe. Motivimi dhe mobilizimi për fitoren, na shton entuziazmin dhe na jep forcë që të punojmë më shumë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. 🤝#ForcaeKosovësRH”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në facebook.

Related posts