Haradinaj premton fondin 1 miliard eurosh

Sot, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit edhe kandidat për president nga kjo parti ka prezentuar Programin Zgjedhor 2021-2025, ku tha se sipas programit të tij janë planifikuar një fond prej 1 miliard euro për të njerrë vendin nga kriza e pandemisë së COVID-19.

Sipas Haradinajt, e para është ekonomia, prandaj janë fokusuar tek një plan i detajuar ekonomik për të dal nga kriza e pandemisë.

“E para është ekonomia. E kemi një plan të detajuar si të dalim nga kriza e shkaktuar nga pandem. E kemi ideuar krijimin e Fondit të ringjalljes prej 1 miliard eurosh që është i realizueshëm e që garanton daljen nga kriza”, ka thënë ai.

Gjatë shpalosjes së programit, Hardinaj ka thënë se për 4 vitet e ardhshme parasheh një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

Ndërkaq në planprogramin e tij si shtyllë të dytë dhe të tretë ka vendosur çështjet e sigurisë, sundimin e ligjit, arsimin, shëndetësinë, mjedisin, rinia, kultura dhe sporti.

“Shtylla e dytë e këtij programi është “siguria dhe shteti i së drejtës”  që ofron garancë për funksionimin e shtetit të sigurt e të mbrojtur dhe sundim të ligjit”, tha ai tutje.

“Shtyllë e tretë e programit tonë janë krejt fushat sektoriale duke filluar nga arsimi, shëndetësia, mjedisi, rinia, kultura e deri te sporti. Ne jemi të vetëdijshëm se ka pasur mangësi në menaxhimin dhe qeverisjen e krejt këtyre fushave dhe ne e kemi gjetur modelin se si t’i adresojmë këto sfida”, tha në fjalën e tij kandidati I AAK-së për president, Ramush Haradinaj.

Ttuje, Haradinaj ka folur edhe për shtyllën e katërt ku ka vendosur politikën e jashtme dhe veprimet që duhet ndërrmarrë në funksion të fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Shtylla e katërt, Politika e jashtme, me një varg veprimesh në funksion të fuqizimit të shtetit në arenën ndërkombëtare, njohjeve të reja, antarësimi në organizata ndërkombëtare dhe forcimi i marëdhënieve me aleatët strategjikë. Me programin tonë, theks të posaçëm i kemi dhënë antarësimit të Kosovës në NATO dhe integrimit në BE”, ka thënë Haradinaj para të pranishmëve.

Related posts