Haradinaj takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se gjatë një vizite që ka realizuar në Shkup, ai ka pasur një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Postimi i z. Haradinaj në rrjetin e tij social:

Gjatë vizitës time në Shkup, takova mikun tim Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet.
U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve.

RH

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.