Haradinajt i bashkohet Dardan Islami

Ramush Haradinaj, kandidati i shpallur nga AAK për president të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, përmes një postimi në facebook ka njoftuar publikun për aderimin e ri në partinë e tij, AAK, të publicistit Dardan Islami.

Njoftimi i z. Haradinaj:

Aleancës iu bashkua edhe analisti dhe publicisti, miku im Dardan Islami.
Ai na nderoi gjithashtu me pjesëmarrjen e tij në listën e Aleancës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Dardanit i uroj mirëseardhje dhe suksese!

RH

Related posts