Hashim Thaçit i largohet avokati David Hooper për aq kohë sa vet Thaqi e kërkon avokatin që mbrojti Gotovinën, Gregory W.Kehoe.

Hashim Thaçi, tanimë Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvëndësuar avokatin mbrojtës. Ai ka kërkuar që në vend të David Hooper e ka ketë avokatin Gregory W. Kehoe.

Dihet se Kehoe ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovinën.

Thaç, kërkesën drejt gjyqtarit të procedurës paraprake e kishte dërguar më 18 maj, derisa në të njejtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.

Kehoe ka konfirmuar se i është kërkuar një shërbim i tillë dhe se do ta pranojë të zëvëndësojë Hooperin.

“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.

Related posts