Homazhe tek Teatri Kombëtar për artistin Rasim Thaçi- Cima

Për nderë të artistit, Rasim Thaqi – Cima po bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Humoristi IKONË- Cima, humbi jetën ditën e djeshme nga Covid-19.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti dhe U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Homazhe pritet të bëjnë edhe personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore dhe sportive, si dhe qytetarë e familjarë të të ndjerit.

Ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.

Related posts