Hoti bën homazhe në Reçak: Këta trupa asnjëherë nuk do të prehen qetë derisa të dënohen ata që kanë kryer këto krime.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot me rastin e 22 vjetorit të maskrës së Reçakut, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut, aty ku prehen trupat e pajetë të 45 shqiptarëve të vrarë e të masakruar.

Me këtë rast, hoti ka thënë se këta trupa asnjëherë nuk do të prehen qetë derisa të dënohen ata që i kanë kryer këto krime.

“Sot në këtë ditë të veçantë bëmë nderimet në këtë vend ku ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme. Fillimi i vitit është gjithmonë i dhimbshëm për plot familje, ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën për gjendjen terrorin e vrasjeve që ndodhnin në atë kohë në Kosovë. Asnjëherë nuk do të prehen qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra nuk e marrin vendimin e merituar”.

Më 15 janar 1999, në Reçak, u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur. Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Ish-shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit.

Related posts