Hoti në ditën botërore kundër korrupsionit thot se e ka prioritet luftën kundër korrupsionit

Në ditën kur e gjitha bota shënon ditën e Konventës Ndërkombëtare Kundër Korrpsionit, kryeministri Hoti ka theksuar rëndësinë dhe prioritetin që qeveria e tij i ka dhënë luftës ndaj korrupsionit.

Më posht mund të lexoni një status të z. Hoti në llogarinëve tij facebook:

Sot, kur e gjithë bota demokratike shënon ditën e Konventës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ritheksoj se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Qeverisë së Kosovës.
Korrupsioni e pengon rritjen ekonomike dhe dëmton bizneset dhe qytetarët, largon investimet e huaja dhe e zbeh ndërmarrësinë. Prandaj, sundimi i ligjit në të gjitha sferat dhe angazhimi i përbashkët në vazhdimësi bën të mundur që të luftohet suksesshëm ky fenomen.
Qeveria tashmë ka bërë rishikimin funksional të sundimit të ligjit dhe sektorit të sigurisë, në bashkëpunim të plotë me partnerët strategjikë. Derisa në fuqi janë një mori ligjesh kundër korrupsionit, të miratuara nga viti 2003 e deri më sot, ne jemi në proces të hartimit të Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit si dhe atij për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik.
Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për fuqizimin e institucioneve demokratike përmes qeverisjes së mirë, sundimit të rendit dhe të ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.