Hoti qëndroi në Istog, takon anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së atje

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar sot Istogun ku ka takuar anëtarët dhe simpatizantët e degës së LDK-së në Istog. Ai shkroi në facebook se atje po dominon një energji pozitive dhe mobilizim për fitoren e LDK-së.

Shkrimi i z. Hoti

Faleminderit për besimin Istog!

Në takimin me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e degës në Istog, dominoi energji pozitive dhe mobilizim për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Amanetin e presidentit Rugova për miqësi me SHBA-në dhe BE-në, do ta vazhdojmë me qeverinë Hoti sepse është ekzistenciale për Republikën e Kosovës.

Mesazhi nga Istogu, do të vazhdojmë me shtëpinë e vetme politike të prijësit dhe frymës së tij, Rugoviane.

Zoti e bekoftë Istogun!
Zoti e bekoftë LDK-në!

Related posts