Hoti: Qeveria do ta rris dukshëm pjesëmarrjen në arsimin parashkollor

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, vizitoi kopshtin e fëmijëve “Bardha akademi”, në Prishtinë, ku u takua me pronaren e këtij kopshti znj. Gëzime Rexhepi, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Asociacionit të Kopshteve Private & Partneritet Publiko- Privat.

Në takim morën pjesë dhe pronaret e 5 kopshteve të tjera, përfituese nga Masa 10, në kuadër të Paketës së rimëkëmbjes ekonomike,  me të cilën është ofruar mbështetje financiare për projekt iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri. Me këtë masë në vlerë prej 1 milion eurosh, janë financuar 115 kopshte private dhe ato në partneritet publiko-privat, sipas kërkesave të tyre që sigurojnë qëndrueshmëri financiare dhe vijueshmëri të stafit.

“I kemi ndihmuar kopshtet për të qëndruar në biznes. Sepse është tepër e nevojshme për çdo familje, për të marrë këtë shërbim, në mënyrë që prindërit të kenë mundësi të vazhdojnë aktivitetet e tyre të punës”, tha kryeministri Hoti.

Duke folur për vazhdimin e bashkëpunimit me kopshtet private,  kryeministri Hoti tha se Qeveria do ta rrisë dukshëm pjesëmarrjen në arsimin parashkollor, që nënkupton se do të mbështetën masivisht kopshtet dhe çerdhet  në mbarë vendin me një formulë të re të vlerësimit duke bërë financimin për arsimin parashkollor për kokë të fëmijës./indeksonline.net

Related posts