Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të mbajë një konferencë për media me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Kjo konferenca e paralajmëruar do të fillojë në orën 09:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.
Kujtojmë se para dy ditësh, kryeministri Hoti në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut i ka premtuar atyre se Qeveria në detyrë do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.