Hoti takohet me disa biznese nga Komuna e Prizrenit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka qëndruar sot në Komunën e Prizrenit ku ka takuar disa biznese nga kjo komunë dhe ju dha përkrahje për të tejkaluar sfidat e krijuara nga pandemia.

Lexoni pa ndërhyrje postimin e z. Hoti:

Bizneset janë zhvillimi dhe adresa e punësimit të qytetarëve tanë, ndaj ata nuk duhet të luftohen, por të mbështeten dhe mbrohen.

Bizneset nga komuna e Prizrenit, i siguruam se do të vazhdojmë t’ju qëndrojmë afër për të tejkaluar sfidat e krijuara nga pandemia Covid-19. Ata e vlerësuan rolin e shtetit të tyre, ngaqë përkundër kapaciteteve të kufizuara dhe solide të buxhetit kemi arritur që të ndërtojmë dhe zbatojmë fondin emergjent të rimëkëmbjes, ku vetëm për biznese deri me tani janë shpërndarë 120 milion euro, për rreth 40 mijë biznese, me mbi 200 mijë të punësuar. I garantova se përkushtimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi që tani kemi edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili mundëson që deri në fund të vitit 2021 të futen në ekonomi rreth 560 milion euro, në forma të ndryshme.

Për më tepër, së shpejti do të nxjerrim një pako të re fiskale, e cila do të jetë në mbështetje të biznesit.

Related posts