Hoti thot se nuk është bërë mjaftueshëm për kujdesin ndaj personave me nevoja të veçanta

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kryeministri Hoti zotohet se do të ketë përkushtim të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës ndaj kësaj kategorie e cila po vazhdohet të jetë e margjinalizuar në vendin tonë

Postimi i kryeministrit Hoti:

Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, ndaj në këtë ditë të veçantë zotohemi për përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës që do të qëndrojmë sa më afër kësaj kategorie të shoqërisë.
Mendoj se humanizmi i një shoqërie tregohet përmes kujdesit ndaj kategorive të veçanta. Ndonëse janë bërë veprime konkrete gjatë këtyre viteve, konsideroj se nuk është bërë mjaftueshëm.
Do të jemi afër jush!

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.