Hotit i ipet ultimatum deri në ora 12 për t’i plotësuar kërkesat infermierëve grevist

Sekretari i Sindikatës së Infermierëve Enlirat Durak është në grevë urie që 11 ditë dhe nuk ka ndërmend të ndaloj atë deri sa t’i plotësohen kërkesat e grevistëve infermierë.

Ata po kërkojnë t’u plotësohen tri kërkesa e që kanë të bëjnë me rritjen e pagesave për orët shtesë, për ndërrimin e natës dhe rrezikshmërisë.

Ata kishin një takim dy ditë më parë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, dhe atyre i’u është premtuar që të premten do t’u gjindet një zgjidhje nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Por tani Duraku përmes një statusi në Facebook, ka shkruar që pret deri në ora 12, që të ketë një ftesë nga kryeministri Avdullah Hoti, në të kundërtën greva totale është e pashmangshme.

Postimi i plotë i tij:

Nëse në ora 12:00 nuk thërret Kryeminsitri Avdullah Hoti
Ministri Armend Zemaj
Drejtori i Shskuk Valbon Krasniqi
Greva totale është e pashmangshme

Enlirat K. Duraku

Related posts