Hotit i kushtoi tubimi në Prishtinë, shkeli masat anti-Covid, LDK gjobitet me 2000 euro

Kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit një tubim që ka mbajtur në një lagje të Prishtinës, i ka kushtuar LDK-së 2000 euro, pasi autoritetet pohojnë se në këtë takim janë shkelur masat anti-Covid.

Drejtori i Inspektimit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se askush nuk është mbi ligjin dhe se është e domosdoshme zbatimi i masave.

“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1”, tha ai.

Ai ka ftuar subjektet politike, që t’i respektojnë vendimet, të cilat vetë i kanë votuar.

“Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet, që vetë i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, vijoi ai./euronewsalbania.

Related posts