Hoxhaj pa maskë e pa distancë takon fëmijët e dëshmorëve

Enver Hoxhaj, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së ka kaluar sot kohën me fëmijët e dëshmorëve, me ç’rast u premtoj atyre angazhimin maksimal në përmbushjen e zotimeve të tyre në rast se do zgjedhej kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Por në fotografitë që z. Hoxhaj ka postuar në facebook nuk shifet se po respekton masat anti-covid, siç është bartja e maskës dhe distanca që duhet mbajtur.

Shkrimi i plotë i tij:

Fëmijët e dëshmorëve bartin mesazhin, sakrificën e krenarinë e prindërve të tyre dhe heronjëve tonë që e dhanë jetën për Kosovën. Ata japin mesazhin e kujdesit të vazhdueshëm që duhet ta kemi për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot takova disa nga fëmijët e dëshmorëve dhe i sigurova ata që përjetësisht do ta kenë mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës

Ata jetojnë ëndrrën e prindërve të tyre për Kosovën e lirë dhe do të vazhdojmë ta jetësojmë së bashku për një atdhe ekonomikisht më të zhvilluar, me vende të reja të punës dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët, e në veçanti për të rinjtë. Si parti e dalë nga lufta dhe si parti e shtetndërtimit, dhe si Kryeministër i ardhshëm, do të angazhohem drejtpërdrejt për ti përmbushur zotimet tona.

Ne të gjithë jemi krenarë me veprën e të rënëve për liri. Ta ruajmë amanetin e tyre për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit!

LiriakaEmër

Related posts