Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar sot qytetin e Ferizajit ku ka shpalosur vizionin siç thotë ai të rimëkëmbjes së shëndetësisë, ka njoftuar kështu z. Hoxhaj në profilin e tij në facebook.


Postimi i z. Hoxhaj:
Në Ferizaj për ta shpalosur vizionin e rimëkëmbjes së shëndetësisë . Në qeverisjen tonë do të ketë nga një mjek për çdo familje dhe barna falas
. Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i sigurojmë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.Menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare
e mirëpritën planin tonë për rimëkëmbje
, ku parashihet edhe rritje e pagave
në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.#Shpërndajeni në mbështetje të personelit shëndetësor dhe planit tonë të rimëkëmbjes!