Hoxhaj takon të moshuarit, ju premton vaksinim por për vete nuk mban maskën

Në profilin e tij në facebook, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike dhe njëherit ushtrues i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj ka njoftuar se sot është takuar me disa të moshuar. Duke i’u kërkuar votën për tu bërë kryeministër, ai i’u premtoi atyre sigurimin e vaksinës dhe pako mbështetëse për të gjithë të infektuarit dhe qendra për testime gjithandej.

Hoxhaj ju premtoi atyre se do ju ofroj 580 lloje të barnave falas.

Por z. Hoxhaj në këto takime me këta të moshuar nuk u pa që po e përdorë maskën si mjet mbrojtës kundër infektimit. Për Hoxhajn është folur edhe herave të tjera që nuk i përmbahet masave anti-covid.

Lexoni të plotë postkmin e z. Hoxhaj:

Mijëra familje anekënd Kosovës kanë pasur shpenzime tepër të mëdha për trajtimin dhe shërimin nga virusi SARS-CoV-2.

Në qeverisjen time do të sigurojmë vaksinim për gjithë popullsinë, pako mbështetëse për të gjithë të infektuarit dhe qendra për testime gjithandej vendit.

Edhe për të moshuarit, që gjithnjë janë përkujdesur për ne, me fillimin e shërbimeve të para të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të ofrojmë 580 lloje të barnave falas. Kjo do të jetë mbështetje e madhe, veçanërisht për të moshuarit me sëmundje kronike, për të cilët shpeshherë trajtimi ka kosto të papërballueshme.

Me Partinë Demokratike të Kosovës do të kemi rimëkëmbje të plotë të sektorit të shëndetësisë dhe kujdes më të madh për çdo kategori shoqërore.

Bashkohuni me ne për ta rimëkëmbur shëndetësinë dhe rritur mirëqenien e qytetarëve!

Related posts