Kryetari në Detyrë i PDK-së, njëherësh edhe kandidati për Kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me anëtarin e kryesisë dhe udhëheqësin e Departamentit për Diasporë, Elmi Reqica, kanë zhvilluar sot një konferencë online me pjestarë të mërgatës tonë nga Zvicra, Gjermania, Suedia, Finlanda dhe Kanada.
Postimi i plotë i PDK-së në facebook:
Gjatë kësaj konference kryetari Hoxhaj ka njoftuar bashkatdhetarët me 4 vendimet e reja që PDK-ja ka marrë për Diasporën.
- PDK-ja do të ketë tri vende për diasporën në listën e saj për deputetë.
- Rikthimi i Ministrisë së Diasporës, e cila u shua nga qeveria LVV-LDK. Edhe ministri do të jetë nga diaspora.
- Nismë parlamentare për ulëse të rezervuara për diasporën shqiptare në Kuvendin e Kosovës, sikur disa vende në rajon dhe gjetiu.
- Diaspora të lirohet nga obligimet e sigurimit kufitar deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove së Kartonit të Gjelbër.
Punën për diasporën e kemi obligim dhe PDK-ja do t’i përgjigjet këtij zotimi. 💙🤍