Hoxhaj viziton burgun e Prishtinës, aty ku shumë ish të burgosur politikë shqiptarë përjetuan tmerrin

Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, i mandatuar si kryeministër nga kjo parti së bashku me disa ish-të burgosur politikë ka vizituar burgun e Prishtinës, tani i shëndërruar në muze. Në këtë burg famkeqë shumë ish-të burgosur shqiptarë përjetuan tmerrin dhe torturat më ç’njerëzore që panë me sytë e tyre.

“Përjetova emocione të veçanta derisa me miqtë e mi, ish të burgosurit politikë të regjimit serb, Bajrush Xhemajlin, Isak Shabanin, Halil Selimin, Besim Zogajn, Ilmi Ramadanin dhe Emin Sallahun ecëm nëpër korridoret e errëta e të ngushta të burgut të Prishtinës, tani i shndërruar në muze. Në këtë burg dhe në dhjetëra si ky, vuajtën torturat më çnjerëzore mijëra atdhetarë e veprimtarë të çështjes kombëtare”, ka shkruar Hoxhaj në postimin e tij në facebook.

Tutje në shkrimin e tij, Hoxhaj zotohet se si kryeministër angazhimi i tij dhe i PDK-së do të jetë kujdesi dhe mbështetja shtetërore për ta dhe familjet e tyre.

Related posts