“I akomoduar për merak në veturë”, Abrashi ka veç dy fjalë: Me pak fjalë e shumë punë!

“Shumë punë” po del të ketë, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe tani për ato punë nuk po i duhen fjalë shumë.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi në profilin e tij ka publikuar një fotografi, i akomoduar mjaftë mirë në veturë, ku shihet i shoqëruar nga Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, derisa ka dhënë një mesazh shumë të shkurtër rreth angazhimit dhe punëve që po i bëjnë ata dy.

Sipër fotografisë, Abrashi shkruan “Vazhdojmë me pak fjalë e shumë punë”, ani pse gjinden në veturë dhe nuk shifet se po kryhet ndonjë “punë e madhe”.

Kujtojmë se Abrashi, në këto zgjedhje garon me numrin 14. 

Related posts