Ibrahimovic blen pyllin 3 milionë euro në kufirin mes Suedisë dhe Norvegjisë

Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar pas dëmtimeve të fundit dhe te Milani po e presin me padurim rikthimin e tij në fushën e lojës, ku është një pikë referimi për skuadrën.

Aktualisht, ai ndodhet në Suedi pranë familjes dhe pritet të kthehet në Milano të martën ose të mërkurën. Ndërkohë, Ibra asnjëherë nuk qëndron vetëm duke pushuar dhe këtë herë ka menduar të investojë.

Mediat italiane shkruajnë se 39-vjeçari ka blerë një zonë të pyllëzuar, rreth një mijë hektarë, në kufirin mes Suedisë dhe Norvegjisë, duke shpenzuar rreth 3 milionë euro.

Në atë zonë, Ibra ka në pronësi edhe një vilë, pranë malit Copperhill, ku kalon shumë kohë në gjueti, peshkim dhe udhëtimeve me motor bore.

Related posts