Ide dhuratash për festat e fundvitit në kohë pandemie

Tashmë ka ardhur momenti kur mendojmë për dhuratat, me të cilat bëjmë të lumtur të afërmit tanë. Ashtu si shumë gjëra të tjera këtë vit, ka ndryshuar dhe stili i dhuratave. Këtu mund të gjeni dhuratat e duhura për këtë periudhë pandemie.

Dhurata teknologjike

Teknologjia është bërë e pazëvendësueshme në jetën e përditshme. Kompjuterë, laptop, tabletë dhe smartphone i gjen në të gjitha shtëpitë. Ju mund të blini për dhuratë, për shembull, kufje (Wi-Fi apo me Bluetooth) për të menaxhuar sa më mirë telefonatat dhe videothirrjet; apo karikues baterish (powerbank) të gjeneratës së fundit.

Dhurata për të lehtësuar punën nga shtëpia

Mbetemi në kategorinë e dhuratave të dobishme. Një karrige zyre me cilësi të mirë, do t’i bënte më pak të lodhshme orët përpara kompjuterit.

Për të mos u nënvlerësuar janë kurset për formimin profesional. Një kurs për formimin profesional është një ide e mirë, që ju hap perspektiva të reja në karrierën tuaj.

Dhurata për ata që pëlqejnë gatimin

Festat e fundvitit janë një rast i mirë për t’i kushtuar kohë kuzhinë. Tani që pushimet dimuerore janë më të gata se vitet e tjera, shumë prej jush do të kaloni më shumë kohë duke gatuar. Në këtë mënyre një ide dhurate mund të jetë një libër me receta gatimi apo ndonjë pajisje kuzhine ose elektroshtëpiake.

Dhurata për ata që pëlqejnë muzikën

Për ata që pëlqejnë muzikën, idetë për dhurata variojnë nga instrumentet muzikore (për ata që dinë të luajnë) tek amplifikatorët (edhe në dimensione të vogla, për ata që jetojnë në apartamente) te gift card për të shkarkuar gjithë këngët e artistëve të preferuar apo disqe muzikore.

Gift Card

Gift Card mund të jenë të dobishme, këtë vit më shumë se kurrë, pasi i japin mundësinë blerësit të zgjedhë diçka dhe ta blejë kur të dojë, por t’i përdorë edhe online, me porosinë që vjen tek dera e shtëpisë. Idetë janë të shumta – pajisje teknologjike, veshje, aksesorë etj.

Dhurata për adhuruesit e fitnesit

Shumë njerëz po preferojnë ushtrimet fizike në kushte shtëpie. Nëse keni një njeri të dashur që e praktikon këtë aktivitet, mendoni për disa vegla ose objekte që do të jenë funksionale për ta.

Related posts