Infektohen përsëri Hysaj e Rrahmani me Covid-19

E pabesueshme ajo që po ndodh me dy futbollistët shqiptarë të Napolit Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës nuk do të jenë pjesë e sfidës ndaj Real Sociedad pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Edhe pse janë infektuar rreth 25 ditë më parë gjatë grumbullimeve me kuqezinjtë dhe dardanët, Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponëve që kanë kryer futbollistët e Napolit ditën e mërkurë, para sfidës ndaj Real Sociedad.

Lajmi është njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, nga klubi napolitan, ku shkruhet se 2 mbrojtësit janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi, në pritje të tamponit të ri.

Hysaj dhe Rrahmani kanë humbur deri tani 6 sfida të Napolit, tre në Serie A dhe 3 në Europa League përfshirë edhe sfidën e të entjes ndaj Real Sociedad. Dy futbollistët shqiptarë shpresojnë të jenë gati për takimin e së dielës në kampionat ndaj Sampdorias. /Top Channel.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.